
Java XXXIII “Abissnet Superiore”, Bylis – Vllaznia
Bylis – Vllaznia ndeshja e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit “Abissnet Superiore” është luajtur në stadiumin “Adush Muçaj” duke u mbyllur me rezultatin 1-0. Ekipi ynë nuk arriti të shënonte pavarësisht përpjekjeve edhe pse nga minuta e 23-të ishte me një lojtar më pak, pasi Bajrami u ndëshkua me karton të kuq.
Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Da Silva në fillim të pjesës së dytë.
Në përfundim të javës së 33-të ekipi ynë renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 52 pikë.