
Java XXXIV “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Dinamo City
Vllaznia – Dinamo City ndeshja e vlefshme për javën e 34-të të kampionatit “Abissnet Superiore” është luajtur këtë të shtunë në stadiumin “Loro Boriçi”. Ekipi ynë ka arritur të triumfojë me rezultation 3-0.
Në pjesën e parë në minutën e 26-të ka shënuar golin e parë Klinti Qato, duke u mbyllur kështu në favorin tonë .Në pjesën e dytë saktësisht në minutën e 65-të golin e dytë e shënoi Kevin Dodaj. Ndërsa në minutën e 86-të golin e tretë e shënoi kapiteni Bekim Balaj nga pika e bardhë e penalltisë.
Në përfundim të kësaj jave ekipi ynë renditet në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 55 pikë barazim me Dinamo City e vendit të dytë.