
Java XXXVI “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Laçi
Vllaznia – Laçi është ndeshja e fundit e cila ka mbyllur javën e 36-të të kampionatit “Abissnet Superiore” e cila u luajt në stadiumin “Loro Boriçi”. Sfida ka përfunduar në shifrat 1 – 1 duke ndarë kështu të dyja skuadrat nga 1 pikë.
Në pjesën e parë fillimisht ka shënuar skuadra e Laçit në minutën e 16-të. Ndërsa, në minutën e 23-të ka shënuar golin e barazimit kapiteni Bekim Balaj. Me këto shifra u mbyll ndeshja pavarësisht rasteve të shumta që kishte ekipi ynë edhe në pjesën e dytë.
Në përfundim të kampionatit e mbyllim sezonin në vendin e dytë me 57 pikë, ku në gjysmëfinalen e final four do të përballemi me Dinamon ose Partizanin.