Plori: Asnjë nënvlerësim për Skënderbeun. Na duhen pikët

Vllaznia pret nesër në “Loro Boriçi” Skënderbeun. Në konferencën për shtyp para sfidës, tekniku i shkodranëve, Elvis Plori, tregoi se skuadra është gati dhe shpreson shumë për të arritur fitoren e parë në kampionat si trajner i Vllaznisë.

Sfidë e lehtë me Skënderbeun? – S’ma merr mendja. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Duhet vlerësuar maksimalisht duke parë dhe ecurinë që kemi pasur gjatë këtyre javëve, ku 5 javët e fundit kemi 2 humbje dhe 3 barazime. Po shënojmë shumë pak. Duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe të jemi sa më serioz në fushën e lojës.

Skënderbeu dhe Dinamo si frymëmarrje për Vllazninë? – Shpresojmë, por më tepër është e rëndësishme është pjesa ofensive e skuadrës sonë, që të funksionojë më mirë. Të jemi me këmbë në tokë nuk ka ecur mirë këto javë të fundit. Duhet të jemi të përqendruar dhe me ide të qarta në mënyrën se si do të funksionojë skuadra në pjesën ofensive. Pra ato raste që na jepen duhet t’i shënojmë.

I keni marrë masat? – Dy skuadrat që ishin sipër Dinamos dhe Skënderbeu, pra Egnatia dhe Kastrioti, na shkaktuan humbje. Duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe të jemi serioz në fushën e lojës. Nuk na falen gabimet. Jemi në fundin e kampionatit dhe çdo gjë është me llogari. Duke qenë se jemi një pikë larg vendit të katërt dhe duke parë që për të siguruar Kupat e Europës na duhet vend i katërt, sportistët duhet ta kuptojnë këtë gjë.

Fitorja e parë? – Shpresoj, sepse dhe kur dëgjoj këto pyetje, ndihem keq. Unë jam një djalë Shkodre dhe e kam pasur mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre javëve. Nuk kam ardhur sot këtu. Më shumë se unë askush nuk do të fitojë.

Vend i katërt ju dërgon në Europë… – Vendi i katërt matematikisht, është një llogari që na dërgon në Europë. Ne duhet ta dimë shumë mirë që duhet arritur vendin e katërt dhe të mos shpresojmë në një ndeshje teke. Ndeshja finale është finale dhe nuk dihet se kush e merr Kupën.

Kupa prioritet? – Vllaznia ishte një skuadër që sivjet do të fitonte kampionatin, por do të ishte shumë e mirë që dy vite radhazi të fitonim Kupën.

Krymi? – Është mungesë e fortë. Skuadra ka shumë vite që është mësuar të luaj me Arditin. Është mungesë e madhe për skuadrën, por ne duhet të mendojmë dhe të jemi të qartë kundër Skënderbeut. Arditi është një lojtar që ka treguar vlerat e veta, por dhe me lojtarët që do të futen ta zëvendësojnë ta justifikojnë.

Skuadra po shënon shumë pak… – E kemi menduar dhe analizuar. Nëse kemi pasur shumë raste përpara ka ardhur dhe si rrjedhojë e lojës sulmuese. Duke menduar që ndeshjen me Partizanin dhe me radhë skuadra ka qenë më e fokusuar në ekuilibër, por kemi sulmuar shumë pak. Dhe mungesa e Da Silvës, i cili është një lojtar shumë i mirë që i ka treguar vlerat e veta, nuk duhet nxjerrë si justifikim. Duhet ta arrijmë objektivin.

Ju kërcënon Kastrioti? – Është një skuadër që ka bërë shumë mirë. Çdo skuadër na kërcënon dhe ne kemi një luftë të hapur deri në fund për të arritur objektivat.

Da Silva? – Nuk është 100%. Gjithsesi do ta kem në stol dhe shpresoj që në bashkëpunim me stafin mjekësor ta kem të gatshëm për disa minuta.

Shpërndaje