Presidenti Xhaferi: Kënaqësi e veçantë që Bekimi do të jetë pjesë e Vllaznisë

Vllaznia ka prezantuar ditën e sotme blerjen e saj të re, atë të sulmuesit Bekim Balaj. Ka qenë vetë presidenti Alban Xhaferi ai që e ka bërë një gjë të tillë përpara gazetarëve.

“Kam kënaqësinë të prezantoj sot lojtarin më të ri të Vllaznisë, i cili është një emër shumë i njohur, Bekim Balaj i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme si në klubet e ndryshme europiane ashtu edhe me kombëtaren shqiptare.

Për ne është kënaqësi e veçantë që ai do të jetë pjesë e Vllaznisë sepse me të ka plotësuar një repart shumë të rëndësishëm siç është ai i sulmit. Jam besimplotë që Bekimi do të bëjë më të mirën për skuadrën”- është shprehur z. Xhaferi.

Prononcimin e plotë të tij mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Shpërndaje