Shorti “Final Four”
Në ambientet e FSHF- së është hedhur shorti i “Final Four” ku janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste dhe oraret kur do të luhen ndeshjet.
Shorti e ka vendosur Vllazninë përballë Egnatias, sfidë e cila do zhvillohet me datë 19 Maj në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.
Ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist do të jetë ai në mes Partizanit dhe Skënderbeut ku do të luhet më 17 Maj.