Vikingur – Vllaznia, ndeshja e kthimit në UEFA Conference League

KF Vllaznia zhvilloi më 31 korrik ndeshjen e kthimit të raundit të dytë në UEFA Conference Leangue ndaj ekipit islandez Vikingur në transfertë.Pas fitores 2-1 në Shkodër, kuqeblutë u mundën me rezultatin 4-2 pas kohës shtesë, duke u eleminuar nga gara evropiane me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

Kapiteni Bekim Balaj realizoi dy gola për ekipin tonë nga pika e bardhë e penalltisë por ato nuk mjaftuan për të siguruar kualifikimin.

Pavarësisht eleminimit, Vllaznia tregoi karakter dhe luftoi deri në fund. Klubi falenderon të gjithë tifozët për mbështetjen dhe do rikthehet me synime të qarta për sezonin e ri.

Shpërndaje