

Vllaznia – Vikingur, turi i dytë UEFA Conference League
Vllaznia arriti një fitore tepër të vlefshme ndaj skuadrës islandeze Vikingur, në ndeshjen e parë të raundit të dytë në UEFA Conference League, e zhvilluar më 24 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”.
Skuadra jonë triumfoi me rezultatin 2-1, në një ndeshje plot emocione. Golat për Vllazninë u shënuan nga Bajrami dhe Mala, duke i dhënë ekipit një avantazh të rëndësishëm përpara ndeshjes së kthimit.
Ndeshja e dytë do të luhet më 31 korrik në Reykjavik Islandë, ku ekipi ynë do të kërkojë të sigurojë kualifikimin për në raundin tjetër.
























