Vllaznia- FBC Daugavpils, turi i parë UEFA Conference League

Vllaznia është përballur me FBC Daugavpils në ndeshjen e parë e turit të parë të UEFA Conference League e cila u zhvillua më 10 Korrik në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të skuadrës letoneze, pavarësisht paraqitjes pozitive të ekipit tonë. Vllaznia krijoi disa raste të mira gjatë lojës por nuk arriti të finalizonte asnjë prej tyre në gol.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 17 korrik në Letoni, ku ekipi ynë do të kërkojë përmbysjen dhe kualifkimin në raundin tjetër.

Shpërndaje