Vllaznia femra shkon në fazën play-off të “Champions League”

Vllaznia përsërit sërish suksesin e saj duke u kualifikuar për të tretën herë në katër vitet e fundit në 32 skuadrat më të mira të Europës. Pasditen e djeshme ajo ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj kampiones së Sllovakisë Spartak Myjava duke siguruar kështu një biletë për në turin vendimtar, ku luhen shanset e mëdha për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në Europë.

Ndeshja u zhvillua në fushë në Petrovac të Malit të Zi, ndërsa golin vendimtar të këtij dueli e realizoi Jehona Shala në minutën e 44-t. Përtej fitores, Vllaznia e femrave zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke dominuar vazhdimisht lojën përgjatë 90 minutave e duke dalë triumfuese.

Vllaznia e kaloi sërish turin ashtu si edhe sezonin e kaluar ku u eliminua në fazën finale të kualifikueseve nga Juventusi, teksa tashmë ekipi shkodran do të presë shortin e 1 shtatorit për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Nëse kampionia e Shqipërisë do të kalonte fazën “play-off”, që luhet me sistem vajtje-ardhje, atëherë do të shkruante historinë si skuadra e arë shqiptare për femra që luan në fazën në grupe të UEFA ëomen Champions League.

Shpërndaje