Vllaznia fitoi 1-0 miqësoren me Traiskirchen. Vendos goli i Vulajt

Vllaznia e ka nisur me fitore serine e ndeshjeve miqesore qe do te zhvilloje gjate pergatitjeve ne Austri. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj ekipit vendas Traiskirchen.

Fatin e ketij takimi e ka vendosur goli i shenuar nga sulmuesi Kristijan Vulaj ne minuten e 71-te. Duhet thene se kuqeblute e kane dominuar ndeshjen nga fillimi e deri ne fund teksa kane patur edhe raste te tjera shenimi.

Vllaznia e nisi ndeshjen me këtë formacion: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Heriç, Jonuzi, Boshnjaku, Kruja, Hoxhaj. Aralica

𝐔 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐳𝐮𝐚𝐧 në pjesën e dytë edhe Qarri, H. Marku, Çoba, Vulaj, Alivoda, Shehi, Kãina dhe Delaj

Shpërndaje