Vllaznia i mbyll me një fitore të thellë miqësoret në Austri

Vllaznia e ka mbyllur me fitore të thellë serinë e miqësoreve që ka zhvilluar gjatë përgatitores në Austri. Pasditen e sotme ajo është ndeshur me ekipin ASV Ofenbinder Spratzern, ndaj të cilit ka fituar me rezultatin e thellë 6-0. Të gjashtë golat e kësaj ndeshje janë shënuar që në pjesën e parë.

Trajneri Josa e ka nisur këtë miqësore me formacionin e mëposhtëm: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Heriç, Çoba, Kruja, Aralica.

Ai që ka zhbllokuar rezultatin ka qenë sulmuesi Aralica dhe më pas kanë shënuar Çoba, Heriç, Jonuzi dhe dy herë Kruja.

Në pjesën e dytë, janë aktivizuar edhe futbollistët e tjerë por nuk ka patur më gola dhe gjithçka është mbyllur në shifrat 6-0. Kjo ishte ndeshja e fundit për ekipin tonë në Austri dhe ai nesër do të marrë rrugën drejt Shkodrës.

ASV Ofenbinder Spratzern 0-6 KF Vllaznia
11′ Aralica,15′ Coba, 20′ Heric, 34’Jonuzi, 39′ 42′ Kruja

Shpërndaje