Vllaznia nuk ia del ndaj Tiranës. Vendos një gol i Abazajt

Vllaznia nuk ia ka dalë të marrë pikë në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Tiranës. Goli i Abazajt në minutën e 44-të të pjesës së parë ka qenë i vetmi i këtij takimi të fituar nga bardheblutë 1-0.

Skuadra kuqeblu në pjesën e parë ka pretenduar për një 11-metërsh të padhënë nga arbitrat e takimit, pas pengimit në zonë të Çobës, ndërkohë që në pjesën e dytë ka qenë ajo e cila e ka kontrolluar lojën, por pa arritur dot të shënojë golin e shumëpritur.

Si rrjedhojë, pas javës së 30-të të kampionatit, Vllaznia mbetet në kuotën e 42 pikëve dhe është e pozicionuar në vendin e katërt të renditjes.

Vllaznia ndaj Tiranës luajti me këtë formacion: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Boshnjaku (Alivoda ’74), Jonuzi, Marku (Kaina ’57), Çoba (A.Hoxhaj ’46), Latifi (Heriç ’74), Balaj. Trajner Goce Sedloski.

Shpërndaje