Kupa e Shqipërisë çerekfinale, Elbasani – Vllaznia

Elbasani – Vllaznia është ndeshja e vlefshme për turin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Sfida u luajt në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 17:00 dhe ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Të dy ekipet luftuan deri në minutat e fundit për te marrë gjithçka në këtë takim. Pavarësisht rasteve të krijuara në të dyja pjesët si nga skuadra jonë dhe nga verdheblutë, nuk kanë mundur të shënojnë duke u mbyllur takimi kështu pa gola.

Kualifikimi i njërës prej skuadrave për në gjysmëfinale vendoset me 26 shkurt në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Shpërndaje