
Java XXIII “Abissnet Superiore”, Teuta – Vllaznia
Teuta – Vllaznia është sfida e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit “Abissnet Superiore” e cila u luajt në stadiumin “Niko Dovana”. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1 – 3, me fitoren e kuq e bluve.
Në nisje të kësaj sfide, saktësisht në minutën e 2-të golin e parë e ka shënuar Esat Mala. Në minutën e 23-të ka shënuar kapiteni Bekim Balaj me penallti, e cila është fituar nga Kevin Dodaj.
Në nisje të pjesës së dytë në minutën e 47-të shënon golin e tretë Kevin Dodaj. Megjithatë, skuadra e Teutës bën të pamundurën për të rihapur ndeshjen dhe arrijnë të shënojnë vetëm një gol.
Pas javës së 23-të, Vllaznia renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 40 pikë.