Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, Dinamo City – Vllaznia

Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë Dinamo – Vllaznia është luajtur të këtë të mërkurë në stadiumin “Elbasan – Arena”. Ekipi ynë është skualifikuar nga finalja e kupës duke u mundur me shifrat 4-3.

Pjesa e parë e ndeshjes, është mbyllur me rezultatin 2 me 0 në favor të Dinamos. Pjesa e dytë rezultoi e çmendur për të dyja skuadrat. Rezultati shkoi deri në 4-0 për skuadrën e Dinamos por ekipi ynë nuk u dorëzua. Në mintën e 72-të shënon golin e parë Ildi Gruda, më pas realizoi kapiteni Bekim Balaj në të 80-ën dhe në minutën e 86-të Amir Kahrimanoviç.

Shpërndaje