
Java XXXV “Abissnet Superiore”, AF Elbasani – Vllaznia
Elbasani – Vllaznia ndeshja e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit “Abissnet Superiore” është luajtur këtë të shtunë në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-1.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Ndërsa pjesa e dytë ka nisur me gol për skuadrën tonë ku në minutën e 47-të ka shënuar kapiteni Bekim Balaj. Në minutën e 80-të skuadra e Elbasanit ka shënuar golin e barazimit, duke ndarë kështu nga 1 pikë të dyja skuadrat.
Në përfundim të javës së 35-të ekipi ynë ndodhet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 56 pikë.