
Final 4, gjysmëfinalja Vllaznia – Dinamo City
Vllaznia është ekipi i parë që siguron finalen e madhe të sezonit për titullin kampion në “Abissnet Superiore”. Kuqeblutë mundën Dinamo City-n në “Arenën Kombëtare” me rezultatin 2-1.
Secila nga skuadrat dominoi një pjesë loje, por përcaktues ishin dy golat e kapitenit kuqeblu, Balaj në pjesën e parë.
Vllaznia do të përballet në finalen e 12 majit me Egnatian në “Arena Kombëtare”.