Java XVI “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Bylis

Java e 16-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u zhvillua këtë të diel në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Vllaznia u përball me Bylisin. Sfida përfundoi në barazim 1-1.

Kuqeblutë kaluan në avantazh në minutën e 38-të, kur Sherif Kallaku realizoi golin e epërsisë, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë, ekipi i Bylisit arriti të barazojë shifrat në minutën e 55-të.

Pas përfundimit të javës së 16-të, Vllaznia merr një pikë dhe renditet në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit me 26 pikë.

Shpërndaje