Java XXII “Abissnet Superiore”, Teuta 0 – 1 Vllaznia

Teuta – Vllaznia ishte sfida e vlefshme për javën e 22-të të Abissnet Superiore, e cila u zhvillua këtë të diel në stadiumin “Niko Dovana”. Ndeshja përfundoi me fitoren e kuqebluve me rezultatin 0-1.

Në minutën e 9-të, Esat Mala shënoi golin e vetëm dhe vendimtar të kësaj përballjeje. Në pjesën e dytë, Vllaznia arriti të administronte me qetësi avantazhin, duke mos i lënë shumë hapësira ekipit durrsak.

Me këtë fitore, Vllaznia kryeson tabelën e klasifikimit me 42 pikë pas 22 javësh kampionat.

Shpërndaje