

Java XXI “Abissnet Superiore”, Vllaznia 1 – 0 Partizani
Java e 21-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u luajt ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku u zhvillua sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit. Takimi përfundoi me fitoren e kuqebluve me rezultatin 1-0.
Pjesa e parë ishte mjaft pozitive për ekipin tonë. Në minutën e 32-të, Lirim Kastrati realizoi golin e avantazhit pas një asisti perfekt nga Sherif Kallaku.
Në pjesën e dytë, Vllaznia arriti të administronte me kujdes rezultatin, duke mbrojtur avantazhin dhe siguruar një fitore shumë të rëndësishme.
Pas përfundimit të kësaj jave, Vllaznia kryeson renditjen e kampionatit me 39 pikë, e ndjekur nga Egnatia me të njëjtin numër pikësh.






















