Java IV “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Egnatia
Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” ka nisur me një përballje mjaft interesante mes Vllaznisë dhe Egnatias. Ekipi ynë ka arritur të triumfojë me rezultatin 3 – 1 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.
Mala hapi serinë e golave në minutën e 16-të, ndërkohë që rrogozhinasit u kundërpërgjigjën me Ujkën në minutën e 28-të. Në minutën e 40-të, ishte Klinti Qato që rrëmbeu skenën me një supergol të shënuar nga distanca. Kapiteni Bekim Balaj ka shënuar në minutën e 49-të golin që do të vuloste shifrat 3-1.
Më poshtë ndiqni galerinë e fotove të kësaj ndeshje.