![](https://vllaznia.al/wp-content/uploads/2024/09/WhatsApp-Image-2024-09-03-at-12.05.56-PM-1.jpeg)
Vllaznia e femrave në “UEFA Women’s Champions League”
Vllaznia e femrave ka mbërritur në Gjeorgji, aty ku do t’i luajë ndeshjet e grupit 2 të “UEFA Women’s Champions League”, bashkë me ekipin kampion të këtij vendi- Lanchkhuti, atë të Austrisë – St.Polten dhe kampionen e Azerbajxhanit- Neftçi.
Në Gjeorgji do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e grupit 2 të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian. Vllaznia është ajo që do ta hapë siparin e këtyre ndeshjeve teksa me 4 shtator në orën 16:00 do të luajë me skuadrën vendase Lanchkhuti.
Fitueja e këtij çifti do të ndeshet më pas me 7 shtator me fituesen e çiftit St. Polten (Austri)- Neftçi (Azerbajxhan).
![](https://vllaznia.al/wp-content/uploads/2024/09/WhatsApp-Image-2024-09-03-at-12.05.56-PM-1-1024x1024.jpeg)