

Java IX “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Vllaznia
Flamurtari – Vllaznia sfida e vlefshme për javën e 9-të të “Abissnet Superiore” u zhvillua më 29 tetor në stadiumin “Flamurtari”. Takimi përfundoi me fitoren minimale të skuadrës vendase 1–0.
Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga ekipi ynë, kuqeblutë nuk arritën të shënojnë. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga një penallti e akorduar në favor të Flamurtarit, e cila vendosi rezultatin final.
Në përfundim të javës së 9-të, Vllaznia mban vendin e parë në renditjen e kampionatit me 19 pikë.


























