Java X “Abissnet Superiore”, Egnatia – Vllaznia

Sfida e javës së 10-të të kampionatit “Abissnet Superiore” midis Egnatiasdhe Vllaznisë është zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” dhe është mbyllur me barazimin 2-2.

Kuqeblutë zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, duke kaluar në avantazh në minutën e 43-të me golin e Sherif Kallakut. Në pjesën e dytë, vendasit barazuan rezultatin në minutën e 62-të, por kapiteni Bekim Balaj riktheu epërsinë për Vllazninë në minutën e 76-të nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, Egnatia arriti të barazojë sërish në minutën e 86-të.

Në përfundim të javës së 10-të, Vllaznia vijon të kryesojë renditjen e kampionatit me 20 pikë.

Shpërndaje