Java VI “Abissnet Superiore”, Vllaznia – AF Elbasani

Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 6-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kuqeblutë dominuan pjesën e parë, duke krijuar disa raste të rrezikshme, por goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 41-të. Pas një asisti të saktë nga Lirim Kastrati, Adreay Yago gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhënë ekipit tre pikët e plota.

Me këtë sukses, ekipi ynë ngjitet në vendin e parë të tabelës së klasifikimit me 13 pikë.

Shpërndaje