Java VII “Abissnet Superiore”, Bylis – Vllaznia

Bylis dhe Vllaznia u përballën në ndeshja e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit “Abissnet Superiore” e cila u luajt në stadiumin e Ballshit. Takimi përfundoi me fitoren e skuadrës tonë me rezultatin 0-1.

Pjesa e parë ishte mjaft e mirë për djemtë tanë, ku krijuan disa raste shënimi dhe  në minutën e 5-të shënuan një gol i cili u anullua për pozicion jasht loje. Në pjesën e dytë, në minutën e 83-të një autogol nga Peralta I dha avantazhin skuadrës tonë dhe vendosi fatin e sfidës.

Vllaznia pas javës së 7-të të kampionatit, me këtë fitore renditet në vendin e parë  në tabelën e klasifikimit me 16 pikë.

Shpërndaje