Java VIII “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Elbasani

Vllaznia – Elbasani ndeshja e vlefshme për javën e tetë të “Abissnet Superiore” është luajtur në “Elbasan Arena”, ku përfundoi në barazim pa gola.

Pavarësisht rasteve të të dyja ekipeve, asnjëra nuk ia doli që të shënonte. Skuadra jonë në këtë takim ka patur shanse për shënim por në 4 raste janë ndalur nga shtylla.

Në javën e tetë të kampionatit, me këtë barazim Vllaznia shkon në vendin e dytë në tabelën e renditjes me 14 pikë.

Më poshtë ndiqni disa nga momentet e kësaj ndeshje.

Shpërndaje