Java IX “Abissnet Superiore”, Laçi – Vllaznia

Ka përfunduar faza e parë e kampionatit “Abissnet Superiore” 2024-2025. Ndeshja e fundit e javës së 9-të për ekipin tonë ishte sfida Laçi – Vllaznia, e cila u luajt në stadiumin e Laçit duke u mbyllur me rezultatin 3-1.

Në minutën e 18 skuadra jonë kalon në avantash me një autogol të Dajsinanit. Baraspesha u kthye në minutën e 45-të nga Papa duke u mbyllur kështu në barazim pjesa e parë e sfidës.

Në 45 minutat e dyta, kurbinasit nuk i lanë asnjë hapësirë kuq e bluve. Ata shënuan dy gola për 3 minuta me Mjakin dhe Melon. Pas përfundimit të fazës së parë ekipi ynë ndodhet në kutoën e 14 pikëve në vedin e pestë në tabelën e klasifikimit.

Më poshtë ndiqni disa nga momentet e kësaj ndeshje.

Shpërndaje