

Java XI “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Dinamo City
Sfida e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Dinamo City u zhvillua këtë të shtunë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku kuqeblutë arritën një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi kapiteni Bekim Balaj në minutën e 14-të, duke i dhënë ekipit tre pikë të vlefshme.
Në përfundim të javës së 11-të, Vllaznia renditet në vendin e parë të tabelës së klasifikimit me 23 pikë






















