

Java XIX “Abissnet Superiore”, Vllaznia 1 – 0 Egnatia
Java e 19-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Vllaznia u përball me Egnatian. Sfida u mbyll me fitoren 1-0 për ekipin tonë.
Goli i shënuar nga Sherif Kallaku në minutën e 27-të rezultoi vendimtar për fatin e takimit, në një ndeshje të luftuar fort, ku nuk munguan rastet dhe drithërimat në të dy portat. Aksioni spektakolar i finalizuar në pjesën e parë i dha Vllaznisë avantazhin, i cili u ruajt deri në vërshëllimën përfundimtare.
Me këtë fitore, Vllaznia arrin kuotën e 33 pikëve, duke siguruar tri pikë të rëndësishme në vazhdimësinë e kampionatit.
























