Java XX “Abissnet Superiore”, Dinamo City 0-2 Vllaznia

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 20-të të “Abissnet Superiore”, duke mposhtur Dinamo City me rezultatin 0-2 në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”.

Kuqeblutë e nisën ndeshjen me vendosmëri dhe kaluan në avantazh në pjesën e parë, kur kapiteni Bekim Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke zhbllokuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, Vllaznia administroi mirë lojën dhe vulosi fitoren në minutën e 83-të, kur Sherif Kallaku realizoi golin e dytë pas një asistimi të bukur nga Lirim Kastrati.

Me fitoren e 3 pikëve, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 36 pikë, vetëm 2 pikë më pak se kryesuesja Egnatia.

Shpërndaje