Java XV “Abissnet Superiore”, Bylis-Vllaznia

Java e 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore” ka nisur me sfidën Bylis- Vllaznia e cila u luajt në stadiumin “Adush Muçaj” në Ballsh. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0 për skuadën e Bylis.

Në pjesën e parë në minutën e 10-të ka arritur të shënojë Malomo, goli i cili do ti jepte skuadrës së Bylis 3 pikët. Skuadra jonë pati plot raste për barazimin por nuk ja doli të shënonte.

Në përfundim të javës së 15-të Vllaznia renditet në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit me 25 pikë.

Shpërndaje