Java XVI “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Dinamo City

Java e 16-të e kampionatit “Abissnet Superiore” është luajtur sfida Vllaznia – Dinamo City në “Loro Boriçi”. Ndeshja ka përfunduar në rezultatin 2 – 3, ku skuadra e Dinamos ka arritur të marrë 3 pikët në këtë takim.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës dinamovite. Po ashtu, pjesa e dytë nisi me një gol të skuadrës së Dinamos. Në minutën e 87-të ka reaguar skuadra jonë ku me një asist të Spahisë, Çoba u nis drejt portës për të shënuar golin e parë. Dy minuta më vonë ishte Spahia që tundi rrjetën me golin e dytë, por pa mundur dot t’i ndryshojë fatin e takimit.

Në përfundim të kësaj jave Vllaznia mbetet në vendin e 4 në tabelën e klasifikimit me 25 pikë.

Shpërndaje