
Java XXII “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Egnatia
Java 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” është luajtur në “Loro Boriçi” në një sfidë të luftuar mes Vllaznisë dhe Egnatias. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0 – 2 me fitoren e Egnatias.
Në minutën e 17-të rrogozhinasit fitojnë penallti pas një zbritje të shpejtë të portieri Jukaj i cili ndërhyn ndaj Ujkës, duke u mbyllur pjesa e parë me rezultatin 0-1.
Në pjesën e dytë ekipi ynë ka provuar disa herë të gjejë golin por fati nuk ishte me ne. Egnatia ka mbrojtur rezultatin duke shënuar në fund të ndeshjes edhe golin e dytë.
Në përfundim të kësaj jave ekipi ynë renditet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit me 37 pikë.