Java XXX “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Skënderbeu

Java 30-të e kampionatit “Abissnet Superiore” Vllaznia – Skënderbeu është luajtur këtë të shtunë në “Loro Boriçi”. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të korçarëve.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të Skënderbeut. Në pjesën e dytë në minutën 49-të Klinti Qato ka shënuar golin e barazimit. Por në minutën e 82-të korçarët kanë kaluar në avantazh me golin e dytë, duke marrë fitoren në këtë takim.

Në përfundim të kësaj jave, ekipi ynë renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 50 pikë.

Shpërndaje