Kupa e Shqipërisë faza 1/8, Vllaznia – Besa

Vllaznia – Besa ndeshja e vlefshme për kompeticionin e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë, është luajtur më 15 Janar në stadiumin “Loro Boriçi”. Ekipi kuq e blu ka arritur kualifikimin në çerekfinale me rezultatin 1-0.

Koha e rregullt e ndeshjes 90 minuta është mbyllur në barazim pa gola, duke e çuar ndeshjen në minutat shtesë. Golin e kualifikimit të skuadrës në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë e ka shënuar Mehdi Coba në minutën e 108-të.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë dhe ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje me dy takime.

Shpërndaje