Java XXI “Abissnet Superiore”, Skënderbeu – Vllaznia

Skënderbeu – Vllaznia është sfida e vlefshme për javën e 21-të “Abissnet Superiore”, e cila është luajtur në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë. Ekipi ynë ka arritur fitoren me rezultatin 0-4.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1, ku kapiteni Balaj në minutën e 25-të ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë në minutën e 61-të ka qenë sërish Balaj i cili ka shënuar golin e dytë. Në minutën e 75-të shënon Esat Mala golin e tretë me një asist të Kahrimanoviç.

Kapiteni Bekim Balaj shënon në limitin e ndeshjes golin e katërt për Vllazninë dhe të tretin personal duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin, Skënderbeu 0 dhe Vllaznia 4.

Në përfundim të kësaj jave ekipi ynë renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 37 pikë, duke ndarë pikë të barabarta me Dinamon dhe Partizanin.

Shpërndaje