
Java XX “Abissnet Superiore”, klasikja Vllaznia – Tirana
Klasikja e Shqipërisë Vllaznia – Tirana është kryesfida e javës së 20-të të “Abissnet Superiore” e cila u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00. Ekipi kuqeblu ka arritur të triumfojë më fitoren 2-1.
Në pjesën e parë u mbyll me rezultatin 0-1 ku ishte skuadra e Tiranës e cila kaloi në avantazh. Por në pjesën e dytë skuadra jonë me kapitenin Bekim Balaj ka shënuar në minutën e 51-të golin e barazimit. Po ashtu, në minutën e 84-të ka shënuar sërish Balaj golin e dytë duke i dhuruar kështu fitoren e klasikes.
Në përfundim të javës së 20-të, Vllaznia shkon në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Dinamo kryesuese.