Trajneri Josa: Vllaznia do jetë gati për ta nisur si pretendente sezonin e ri
Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa ka dalë sot para gazetarëve në një konferencë për shtyp duke bërë një analizë të skuadrës në pjesmarrjen e saj në Europë, por edhe për objektivat dhe synimet e saj në sezonin e ri të futbollit shqiptar që do të nisë së shpejti.
“Duhen sqaruar shumë probleme, sepse normalisht gjatë kësaj periudhe, kemi filluar punën dhe ka qenë një punë e ndërthurur, qoftë për pjesëmarrjen tonë në Europë, edhe për vazhdimësinë për sa i përket fillimit të kampionatit, që do thuajse tre javë. Në çdo punë që punon ka probleme. Ne duhet të mësojmë si t’i përmirësojmë këto probleme të cilat do të na dalin.
Qoftë te skuadra, qoftë në mënyrë loje, qoftë në impenjimin e klubit në realizimin e kërkesave tona. Te kjo e fundit s’kemi pasur asnjë problem. Nëse e keni parë që nga fillimi mënyrën se si unë dua ta ndërtojë skuadrën, sepse nuk duhet të bëhet skuadra me shumë ndryshime nga viti në vit. Unë them që kemi bërë mirë deri në këtë periudhë. Seç do të bëjmë këtë 3-javorsh deri në mbyllje e merkatos na mbetet të presim.
Të plotë prononcimin e trajnerit Josa mund ta ndiqni në videon e paraqitur.