Vllaznia femra prezanton blerjet e reja para ndeshjeve të Ligës së Kampioneve
Vllaznia e femrave është nisur sot drejt Malit të Zi ku do të akomodohet për disa ditë në pritje të ndeshjes të së dielës kundër fitueses së çiftit Brenzica (Mali i Zi)- Spartak Myjava (Sllovaki), e vlefshme për finalen e grupit 10 të “UEFA ëomen Champions League”.
Para nisjes ndërkohë drejtuesit e ekipit kanë prezantuar para mediave edhe blerjet e reja të bëra së fundi të cilat e kanë forcuar së tepërmi atë. Bëhet fjalë për futbollistet amerikane Megan Lee Mc Clurem Alexus Nychole Knox, Meghan Lee Cavanaugh, Tarah Lynn Patterson dhe Kelly Nicole Giddes.
Po ashtu pjesë e Vllaznisë do jenë edhe kosovaret Jehona Shala, Donjeta Halilaj dhe Edona Kryeziu si dhe
malazezen Maja Saranoviç.
Presidenti Matija është shprehur shumë optimist se me këto përforcime skuadra është shumë më e fortë dhe padyshim që do të tentojë fort dhe deri në fund për kualifikimin në mes 32 skuadrave më të mira të Europës./vllaznia.al/