Tranzicioni i të rinjve nga akademia tek ekipi i parë/Drejtori Teknik i FSHF, Fulvio Pea, leksion të hapur në Akademinë e Futbollit Vllaznia
I ftuar special i Akademisë Futbollit Vllaznia, z.Fulvio Pea Drejtor Teknik pranë FSHF-së mblodhi në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, stafet teknike të grupmoshave të kësaj Akademie në një leksion të hapur në lidhje me filozofinë e edukimit të të rinjve në tranzicionin e tyre nga Akademia tek Ekipi i Parë.
Ky leksion i hapur u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi ku z.Pea prezantoi punën që po bën Federata Shqiptare e Futbollit në zhvillimin dhe trainimin e lojtarëve të rinj drejt një karriere të suksesshme. Ky aktivitet krijoj një atmosferë profesionale dhe konstruktive ndërmjet Akademisë së Futbollit Vllaznia dhe Federatës Shqiptare të Futbollit në krijimin e iniciativave të përbashkëta që i shërbejnë qëllimit të përbashkët për zhvillimin e futbollistëve elitarë.
Pea, me një karrierë të gjatë si trajner dhe tashmë si Drejtor Teknik, ndau eksperiencën e tij në lidhje me metodologjinë e punës që aplikon një ekip me të rinjtë, vendosjen e objektivave, stafi teknik dhe detyrat përkatëse, filozofinë e lojës, përgatitjen teknike të ndeshjes, përgatitjen atletike të lojtarëve, rregullat e lojës dhe kodin etik.