Java X “Abissnet Superiore”, Vllaznia -Partizani

Vllaznia – Partizani ka qenë sfida e vlefshme për javën e dhjetë të kampionatit “Abissnet Superiore” e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.

Dy skuadrat kanë dhuruar një përballje shumë të luftuar teksa gjetën të dyja rrjetën në pjesën e parë pas goditjeve standarte, me Mba në njërën anë dhe Stojanoviç i cili shënoi për ekipin tonë në minutën e 43-të.

Esat Mala në startin e pjesës së dytë të lojës shënoi një supergol për të kaluar në avantazh. Por minutat e fundit Partizani shënoi përsëri me Mba, për të regjistruar barazimin 2-2 me të cilin u mbyll dueli.

Në javën e 10-të Vllaznia renditet në vendin e pestë të klasifikimit me 15 pikë, dy pikë më pak se Partizani kryesues.

Më poshtë ndiqni galerinë e fotove të kësaj sfide.

Shpërndaje