Vajzat kuqeblu vetëm një hap larg titullit të 9-të kampion
Vllaznia e femrave arrin një tjetër fitore në kampionat dhe afrohet gjithnjë e më shumë me titullin kampion. Per ta arritur ate i mjafton edhe vetem nje pike te cilen duhet ta marre ne dy ndeshjet e mbetura deri ne fund te kampionatit.
Pasditen e djeshme, ajo ka luajtur ne Kamez me ekipin e Partizanit ndaj te cilit ka fituar me rezultatin e paster 5-0. Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 7-te me ane te sulmueses Esi Lufo.
Me pas do te shenonte Megi Doçi golin e dyte, per t’i lene vendin edhe mbrojteses Arbenita Curraj per te tretin, nderkohe qe do te shenonte serish Lufo golin e katert dhe pjesa e pare ne kete menyre do te mbyllej ne shifrat 4-0 per vajzat kuqeblu.
Ne te dyten, ata sikur e ulin disi ritmin dhe per kete arsye, shenojne vetem nje gol dhe autore e tij do te ishte serish sulmuesja Lufo qe ne kete menyre ka plotesuar tripleten e saj ne kete ndeshje.
Vllaznia ne kete menyre e fiton kete takim me shifrat 5-0 dhe pas javes se parafundit te kampionatit eshte ngjitur ne kuoten e 52 pikeve duke qene e shkeputur 5 pike nga Apolonia e vendit te dyte. Shkodranet ndeshjen e javes se fundit do ta luajne ndaj Skenderbeut ne Shkoder, nderkohe qe kane edhe nje ndeshje te prapambetur me Kinostudion.
Per vajzat kuqeblu titulli i 9-te eshte thjesht nje formalitet qe do te kryhet javen e ardhshme dhe padyshim qe ne kampin shkodran festa ka filluar