Valur – KF Vllaznia në “UEFA Conference League”

KF Vllaznia do të përballet në raundin e parë në “UEFA Conference League” me skuadrën e Valur në Islandë. Shorti  është hedhur në Nyon të Zvicrës ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e KF Vllaznia, sekretari i përgjithshëm Blendi Dibra si dhe drejtori sportiv Tefik Osmani.

Ndeshja e parë do të luhet më 11 Korrik në Islandë, ndërkohë një javë më vonë me 18 Korrik do të luhet ndeshja e kthimit në Loro Boriçi.

KF Vllaznia po ashtu ka mësuar edhe kundërshtarin e raundit të dytë në rast se do kalojë skuadrën e Valur. Shorti i këtij turi ka nxjerrë si kundërshtar për fituesin e çiftit Valur- Vllaznia, emrin e ekipit skocez St Mirren FC.

Shpërndaje