Vllaznia e femrave zyrtarisht kampione e Shqipërisë për herë të 9-të

Vllaznia e femrave ka siguruar pasditen e sotme edhe matematikisht titullin e 9-të kampon. Ajo ka mundur ekipin e Kinostudios në ndeshjen e prapambetur me rezultatin e thellë 12-0 dhe një javë para fundit, është shkëputur 8 pikë nga Apolonia e vendit të dytë (që në fakt ka edhe dy ndeshje për të luajtur).

Takimi i sotëm nuk ka patur shumë histori dhe në skenë do të dilte si zakonisht Megi Doçi që ka shënuar plot 9 gola ndërkohë që tre të tjerët janë shënuar Ilaria Zarka, Esi Lufo dhe Klaudia Borci.

Ekipi kuqeblu ka bërë një tjetër sezon të suksesshëm duke dominuar në të gjitha drejtimet ndaj ekipeve të tjera dhe në këtë mënyrë ka fituar edhe titullin e 9-të kampion rradhazi.

Ceremonia e festimit të këtij titulli do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Shkodër pas përfundimit të ndeshjes së fundit të kampionatit, asaj ndaj Skënderbeut./vllaznia.al/

Shpërndaje