Vllaznia e mbyll kampionatin me fitore. Mund 3-1 Kastriotin

Vllaznia e ka mbyllur me fitore kampionatin e sezonit 2021-2022. Në ndeshjen e fundit të tij, ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Kastriotit në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Kamzës pasditen e djeshme.

Pjesa e parë e ndeshjes pavarësisht rasteve të krijuara dhe përpjekjeve të futbollistëve të të dy ekipeve, ka përfunduar në barazim 0-0, por krejt ndryshe do të ndodhte në të dytën.

Da Silva ka kaluar në avantazh ekipin shkodran që në minutën e 47-të, por ndërkohë pak minuta më vonë Kaina do të barazonte për Kastriotin. Megjithatë Vllaznia nuk pajtohet me këtë rezultat dhe hidhet e gjitha në sulm duke arritur të shënojë edhe dy gola të tjerë.

Të dytin do ta shënonte Gurishta me 11-metërsh në minutën e 79-të dhe katër minuta më vonë do të vinte edhe goli i Aralicës që do të mbyllte gjithçka në shifrat 3-1 për Vllazninë.

Përfundimisht Vllaznia e mbyll kampionatin me 55 pikë të grumbulluara në 36 ndeshje të luajtura, ku ka arritur 13 fitore, 16 barazime dhe 7 humbje, me një golaverazh 47-38. Me këtë ecuri ajo renditet në vendin e pestë në klasifiki./vllaznia.al/

Shpërndaje