Vllaznia fiton 3-1 çerekfinalen e parë të Kupës ndaj Partizanit

Vllaznia ka lënë pas zhgënjimin me Kastriotin në kampionat dhe pasditen e djeshme ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe ka marrë një fitore me shumë vlerë në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit.

Ajo është luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në kushte aspak të mira atmosferike, megjithatë kjo nuk i ka penguar kuqeblutë që të fitojnë me rezultatin 3-1 duke hedhur një hap të mirë për kualifikimin në turin tjetër të këtij kompeticioni.

Ka qenë sulmuesi Kaina ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 11-të dhe më pas Çoba që ka dyfishuar shifrat në minutën e 33-të, por një minutë para fundit të pjesës së parë Matondo ka shënuar të vetmin gol për të kuqtë dhe në këtë mënyrë kjo pjesë do të mbyllej me shifrat 2-1 për Vllazninë.

Në minutën e 52-të ka qenë sërish Kaina që ka shënuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën dhe këtu do të mbyllej gjithçka me fitoren 3-1 të skuadrës tonë. Ndeshja e kthimit do të luhet më 15 mars në kryeqytet./vllaznia.al/

Vllaznia luajti në këtë ndeshje me formacionin e mëposhtëm: Qarri, Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi A(Alivoda ’76), Heriç (Marku ’69), Çoba (Latifi 86′), Mala (A.Hoxhaj ’86), Kaina (Balaj ’76). Trajner Mirel Josa.

Shpërndaje