Vllaznia hap të gabuar në shtëpi ndaj Kastriotit
Ekipi kuqeblu ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Kastriotit duke u mundur me rezultatin e ngushtë 1-0. Një gabim që kushton sepse kishim mundësi t’i afroheshim edhe më shumë kreut të renditjes.
Përpara fillimit të takimit, është zhvilluar një ceremoni e thjeshtë për t’i dorëzuar kapitenit Erdenis Gurishta fanellën me numrin 200 të ndeshjeve në kampionat me ekipin e Vllaznisë.
Sa i takon përballjes në fushë, fatin e saj e ka vendosur goli i Mihanës në minutën e 30-të. Pas këtij momenti, presioni i futbollistëve tanë në kërkim të golit të barazimit u rrit, rastet nuk munguan, madje në fund ka qenë Kaina që ka goditur edhe traversën, por gjithsesi topi nuk ka shkuar dot në rrjetë.
Në këtë mënyrë përfundimisht 1-0 për Kastriotin dhe Vllaznia edhe pas javës së 23-të të kampionatit mbetet në kuotën e 35 pikëve në tabelën e renditjes./vllaznia.al/
Skuadra jonë luajti me këtë formacion në këtë takim: Zogoviç, Kruja (Kaina 73′), Shehi, Gurishta, Bulatoviç, Alivoda (Boshnjaku 67′), Jonuzi, Marku (A.Hoxhaj 46′), Mala, Latifi (Çoba 46′), Balaj. Trajner Mirel Josa.