Vllaznia vetëm barazim 0-0 ndaj Dinamos
Vllaznia ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e rradhës për kampionat, duke mos fituar dot ndaj Dinamos. Sfida e luajtur pasditen e sotme në “Elbasan Arena” është mbyllur në barazim 0-0. Ekipi ynë ka krijuar shumë raste shënimi në të dy pjesët e lojës, por i ka munguar finalizimi.
Gjatë pjesës së parë ndërkohë janë edhe dy momente shumë të diskutueshme për 11-metërsh në favorin e skuadrës tonë, fillimisht për pengim në zonë të kapitenit Gurishta dhe më pas për një prekje të topit me dorë brenda zonës nga mbrojtësi i Dinamos Imami, por në të dy rastet arbitri ka vazhduar lojën.
Vllaznia e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, A.Hoxhaj, Da Silva, Aralica. Në pjesën e dytë ndërkohë janë aktivizuar edhe Çoba, Mustedanagiç dhe Smajli.
Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 32-të, ekipi ynë tashmë është ngjitur në kuotën e 46 pikëve dhe sëbashku me Kukësin ndajnë vendet 4 dhe 5 të renditjes. Ndeshja e rradhës është pikërisht ndaj këtij ekipi, të hënën në ora 19.45 në stadiumin “Loro Boriçi”./vllaznia.al/